Shefi i fushatës së Trumpit ka marrë 12.7 milionë dollarë nga partia filoruse e Viktor Janukoviçit

15.08.2016 11:08:11

Shefi i fushatës elektorale të Donald Trumpit, Paul Manafort, ka marrë në cilësinë e konsulentit 12.7 milionë dollarë nga partia filoruse e ish-presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, nga viti 2007 deri në 2012.

Informacioni ka dalë përmes dokumenteve të fshehta që janë bërë publike prej zyrës së sapokrijuar antikorrupsion, bën të ditur NYT.

E kaluara e Manafortit në Ukrainë nuk është një risi, por është hera e parë që del shuma e shpërblimeve të marrë për shërbimet e tij.

Dhe në dritën e lajmit, fushata e Hillary Clintonit – shkruana agjencia AP – ka kritikuar tashmë Manafortin për lidhjet e tij me Rusinë dhe interesat pro Kremlinit.

Nga ana e vet, NYT kujton komentet pozitive të Trumpit për Putinin dhe aneksimin e Krimesë, si dhe sulmet e hackerëve rusë kundër e-maileve të demokratëve.