Shenjat që tregojnë lindjen e diktatorëve dhe diktaturave

22.11.2016 02:01:37

Nga Ahmet Asani

Shenja e pare e lindjes së nje nje diktature e diktatori ne nje vend, eshte tendenca qe me propagandë konstante te vritet e verteta! Aty ku nuk zbulohet e verteta lulezon diktatura! Shenjë tjetër eshte gjetja e nje fajtori per zgjimin e i instikteve te ulta si frika dhe urrejtja! Sikur Hitleri qe fajsonte hebrejt per poziten e Gjermanise, njesoj edhe Millosheviqi fajsonte shqiptaret per poziten e Serbisë! Sikur Hitleri e Millosheviqi qe premtonin se kishin plane per perparimin e vendeve te tyre, e qe ne fakt nuk kishin përpos qellimit qe nepermjet mbjelljes se urrejtjes te vinin ne pushtet, njesoj edhe Putini e Erdogani kishin  te njejtin qellim !

Hitleri mbolli frikën dhe urrejtjen te populli gjerman, sepse e dinte mire se urrejtja dhe frika jane dy instrumentet me te mira per të manipular me nje popull te tere! Erdogani per te qeruar hesapet me kundershtaret e tij fajsoi Gylenin dhe njesoj sikur Hitleri predori metoden e bartjes se politikes nga parlamenti ne rruge! Kur politika bartet nga parlamenti ne rruge eshte shenje e nje eskalimi te ardhshem gje te cilen e beri  Erdogani me rastin e puçit per te cilin tha se i ” erdhi nga Zoti…” te njejtat fjale i kishte thene Hitleri para Bundestagut qe po digjej! Kur nje diktator mendon se ia ka arrit qellimit ne vend fillon idetë e veta ti provoj jasht kufijeve, njesoj sikur Hitleri me pushtimin e Cekosllovakise, Millosheviqi me pushtimin e Kosoves, ashtu tani edhe Putini dha shenja te diktatorit me pushtimin ne Krimes, me kerceninet ndaj shteteve Baltike si dhe se fundit me dalldisjen e tije ne Siri!

Hitleri dhe nazistet ne perhapjen e ideologjise  fashiste perdornin radion kurse Putini po e perdor mirë internetin! Çdo diktature ne afatgjate eshte e demshme per at popull i cili e lind dhe e rrit diktatorin e diktaturen! Dëmet qe mund te shkaktoj botes nje diktator me nje shtet diktatorial, jane ne proporcion te drejte me fuqine ushtarake dhe industrale qe ka ai shtet!

Edhe populli shqiptar ne Shqiperi per gadi gjysem shekulli kishte nje sistem diktatorial dhe nje diktator ne krye. Dëmi qe shkaktoi ky sistem mbeti brenda perbrenda kufijeve te Shqiperise! Kurse si propagande nuk arriti te perhapet e perdoret me shume se sa ne viset shqiptare si ne Kosove e Maqedoni! Me nje fjale sistemi diktatorial i Enver Hoxhes ishte siç thote nje fjale popullore ” Sill e bjer veti”, pra nje sistem diktatorial vetvrases qe i konvenonte Rusise, Serbise dhe aleateve te tyre ne Evrope e bote!

Per fat te popullit te shumëvuajtur shqiptar ne Kosove, ishte dhe vazhdon te jete prezenca amerikane ajo e cila pas lufte nuk lejoi e nuk po lejon lindjen e nje diktatori e diktature ne Kosove! Por, kjo nuk don te thotë se Putini, Erdogani, Serbia dhe aleatet e saje jane ndalur se punuari per shkatërrimin e Kosoves nga brenda.

Serbia tani ka me mijera Svetozar Tempo e Milladin Popoviqa te cilet punojne ne krijimin e nje sistemi diktatorial ne Kosove ne menyre qe Kosova e pavarur te shkaterrohet e vetvritet nga brenda!