Shoqata “Trojet e Arbrit” e përmbyll suksesshëm aksionin për grumbullimin e mjeteve për Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren

18.10.2020 22:24:39

Nga: Nue Oroshi

Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton opinionin gjithëshqiptar se sot e përmbyll në mënyrë të sukseshme aksionin për grumbullimin e mjeteve për monumentin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Falënderojmë të gjithë mërgimtarët shqiptar që ndihmuan financiarisht për bërjen realitet të rikthimit të shumëpritur në tokën e tij të Arbrit, të heroit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti – Skëndebeu.Aksioni më së shumti kishte sukses në shtetin e Zvicrrës që u punua më një përkushtim shumë të madh.Nuk mbetën anash as shqiptarët e Amerikës të cilët dhanë një kontributë të çmuar.Më zbehtë vepruan në përkrahje shqiptarët e Gjermanisë ku aksioni pati sukses vetëm në dy qytete të Gjermanisë në Hamburg dhe në Shtutgart.Një përkrahje solide bënë edhe shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Suedi, si dhe ata që jetojnë në dy qytetete të vogla të Kroacisë në Novigrad dhe në Umag. Së shpejti Shoqata” Trojet e Arbrit” në bashkpunim me Komunën e Prizrenit do ta bëj publike edhe datën e vendosjes së monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.Çdo gjë është duke shkuar me plotë sukses drejtë përfundimit dhe ishin një seri faktorësh që ndikuan në vonimin e këtij projekti, siç ishte termeti në Shqipëri e në veçanti përhapja e korona virusit .Të gjithë ata që përkrahën në këtë aksion ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve.Gjatë këtij aksioni pati edhe premtime të pa realizume duke i ngrënë premtuesit fjalët e veta.Si në shaka i thashë një miku që ishte i shqetësuar se ata që kanë premtuar dhe nuk i kanë kryer obligimet po i hanë fjalët e veta dhe mos i merrni shumë seriozisht.Atdhetarizma shqiptare do vazhdon të jep frytët e veta, pavarsishtë nga vështirësitë që paraqitën kohë pas kohe dhe pavarsishtë nga koha në të cilën jetojmë e veprojmë.