Shpend Ahmetit duhet t’ia kujtojmë se VV ka sulmuar dhe ka kërcënuar diplomatë të shteteve të ndryshme

02.02.2017 14:49:29

Me anë të një postimi në profilin e saj në facebook, Netja M. Bejta ka reaguar lidhur me akuzat e Shpend Ahmetit ndaj trupit diplomatik të Kosovës në shtete të ndryshme. Në atë reagim, Bejta përmend disa raste, në të cilat aktivistë dhe drejtues të VV-së kanë paraqitur qëndrime dhe kërcënime ndaj diplomatëve të shteteve të ndryshme në Kosovë.

“Shpend Ahmeti po thotë që ambasadorët e Republikës së Kosovēs nëpër botë po e denigrojnë VV-ën në sytë e atyre shteteve .

Si duket Ahmetit po i pëlqen me mendu kështu ndërsa realiteti është se me veprimet dhe politikat e aktivistëve përkatësisht lidershipit të Vetëvendosjes po e denigrojnë vetën para ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Më poshtë po i numroj vetëm disa incidente me ambasadorët e huaj dhe VV-së si dhe disa opinione të ambasadorëve për VV-ën:

– Më 19 shkurt 2016, ambasadori amerikan në Kosovë thotë- jam i neveritur nga liderët e VV-së ….

– Më 27qershor 2015, ndodh një incident me deputetēn e VV-së Albulena Haxhiu me ambasadorin holandez në Kosovë .

– Më 30 Dhjetor 2015, ambasadori norvegjez në Kosovë Jan Braathu shprehet për VV se ajo ka zgjedhë rrugën e izolimit si Enver Hoxha.

– Me 29 qershor 2013, aktivistët e VV-së e sulmojnë fizikisht ambasadoren amerikane në Kosovë Jacobson.

– Dhjetor 2012, Albin Kurti përmes një letre kërcnon ish-sekretaren amerikane të Shtetit , Madeleine Albright se nëse ajo do të vizitoj Kosovën ai do të nxjerr njerëzit e tij në rrugë.” – thuhet në reagimin e  Netja M. Bejtës.