Shpërthim i fuqishëm në Itali, 5 persona të vdekur

21.11.2019 10:17:21

5 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit në një magazinë fishekzjarrësh në Itali.

Ajo ishte një nga fabrikat më të vjetra që përgatiste  fishekzjarrët në Siçili, me një histori njëqindvjeçare.

Por, një shkëndijë ndoshta e shkaktuar nga një pajisje e përdorur nga saldatorët, shkundi gjithë qytezën e Barcellona Pozzo di Gotto, në afërsi të Messinës, duke thyer xhamat e shumë banesave që ndodheshin edhe qindra metra nga godina.

Bilanci është tragjik. Pesë persona kanë humbur jetën, ndër to edhe gruaja e pronarit. Forcat zjarrfikëse kanë luftuar me orë për të shpëtuar disa persona të bllokuara në rrënojat, që ndodhen në spital me plagë dhe djegie të rënda.