Shqipëri/ Prag tragjedie në Lushnjë, shpërthejnë dy bombola gazi

20.01.2020 14:08:37

Dy bombola gazi kanë shpërthyer në banesën e një çifti në Lushnjë, duke i lënë ata të plagosur.

Iljaz dhe Esma Kojka kishin menduar si mjet ngrohjeje bombolat e gazit, por mesa duket mangësitë teknike kanë bërë që ato të shpërthejnë dhe të moshuarit të marrin plagë të rënda, edhe pse pa rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Lushnjës. Banorët u kanë ardhur në ndihmë të dëmtuarve, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes për veprimet e mëtejshme hetimore.