Shqipëri/ 50 mijë vaksina ruse në Shqipëri, Rama: Arritëm marrëveshjen, brenda 10 ditëve…

05.04.2021 19:55:52

Kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi sot se një tjetër marrëveshje është arritur për të sjellë të tjera vaksina në Shqipëri.

Kësaj here do të mbërrijnë 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.

“? Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve?

Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet.” shkruan Rama.