Shqipëri/ Mijëra euro dhe pistoleta e mbushur/ Si u kap Vladimir Gjuta para PS-së

10.02.2020 13:32:40

Të tjera detaje janë zbuluar pas arrestimit të Vladimir Gjutës para selisë së PS-së.

Top Channel raporton duke iu referuar burimeve policore, se Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej aty për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.

“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove”, ka deklaruar Gjuta.

40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij.

Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë, pasi u arrestua për plagosje ndaj kushëririt të tij.

Më herët Gjykata e Tiranës dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri. Ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitje.