Vijon procesi i vaksinimit kundër covid në Shqipëri. Që nga nisja e procesit të imunizimit kundër pandemisë, në vendin tonë janë vaksinuar më shumë se 185 mijë persona, një shifër optimiste nëse e krahasojme me vendet e rajonit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se gjatë 24 orëve të fundit 13 010 persona të tjerë kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Prej së shtunës, procesit të vaksinimit masiv iu bashkuan gazetarët dhe efektivët e policisë.