Shqipëri/ Shtohen ndjeshëm rastet me Covid, 4 të vdekur në 24-orët e fundit

20.08.2020 18:00:28

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ditën e sotme janë kryer 847 testime dhe kanë rezultuar 155 raste të reja pozitive.

Në Tiranë 77 raste, në Durrës 18 raste, Elbasan 11, Kamëz 6, 5 raste në Kuçovë, nga 4 raste në Korçë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Shkodër, Fier, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat dhe Divjakë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3986 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë ministria njoftoi se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 -vjeçar dhe 82-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, deklaroi Marjeta Dervishi në konferencën për mediat.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.
I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19.

COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)
Testime totale 53571
Raste pozitive 7967
Raste të shëruara 3986
Raste Aktive 3743
Humbje jete 238 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)