Shqipëri/ Teatri, Ndrenika-Bashës: Kam marrë besën e shqiptarit që nuk do ketë kulla

28.07.2018 13:01:10

Aktori i njohur Robert Ndrenika i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në Facebook, aktori thekson se ka marrë ‘besën e shqiptarit’ që nuk do të ndërtohen kulla. Ai shton se nëse një gjë e tillë ndodh, vetë Ndrenika do jetë i pari që do marrë pjesë në aksion për shembjen e tyre.

Postimi i Ndrenikës

I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere  me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar.

Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me  PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT.

Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te  marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa.

Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien  viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”