Si te fleni me shpejt dhe të keni një gjumë të rehatshëm!

19.02.2019 01:29:45

Një gjumë i parehatshëm dhe i destabilizuar ndikon në trupin dhe trurin tonë, ndikon ne emocionet tuaja, të mësuarit, kujtesën, disponimin apetitin dhe shumë funksione të tjera. Në vazhdim do cek disa teknika, mënyra dhe udhezime se si të keni gjumë më të shpejt dhe të rehatshëm….

Shkruan: Fikri HAJDARI, Psikolog…

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm. Disa njerëz nuk e kanë fare problem të bien në gjumë përderisa disa të tjerë kanë shumë vështirësi në lidhje me gjumin.

Gjumi është i rëndësishëm për faktin sepse bënë që trupi dhe truri ynë të funksionojë më mirë, te jemi me produktive dhe të kemi një performancë më të mirë në punë.

Një gjumë i parehatshëm dhe i destalibilizuar ndikon në trupin dhe trurin tonë, ndikon ne emocionet tuaja, të mësuarit, kujtesën, disponimin apetitin dhe shumë funksione të tjera. Në vazhdim do cek disa teknika, mënyra dhe udhezime se si të keni gjumë më të shpejt dhe të rehatshëm.

  1. Uleni temeperaturën e dhomës ose bëni një dush të ngrohtë – Nëse dhoma ku ju fleni ka temperaturë të larte tentoni të ulni temeperaturën në mënyra të ndryshme, nëse nuk mund ta arrini këtë atëherë bëni nje dush shumë të nxehtë saqë kur të dilni nga dushi dhe të jeni në dhomën e gjumit trupi juaj të ndjej të ftohtë. Kjo bënë që metabolizmi ynë të punojë më ndryshe dhe ti jap sinjale trurit se organizmi duhet të flejë.
  2. Përdorni metodën e frymëmarrjes 4-7-8 – Së pari shtrihuni ne shtratin tuaj, vendoseni gjuhën posht dhëmbëve të poshtëm dhe filloni të marrni frymë duke numëruar mendërisht deri në 4. Pastaj mbajni frymën po ashtu duke numëruar me mendje deri në shtatë sekonda, dhe më pastaj prap duke numëruar me mendje lirojeni frymën duke numëruar deri në 8. Përsëriteni këto veprime deri në 3 minuta, dhe trupi juaj do jetë më i relaksuar dhe i gatshëm për të fjetur.