Simiq kërkon që sa më shpejt të formohet asociacioni

Simiq kërkon që sa më shpejt të formohet asociacioni

22.12.2016 11:35:45

Deputeti Sllavko Simiq i cili dje është shkarkuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe sot me t’u kthyer në Kuvend kërkoi nga partnerët e koalicionit që të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai arsyetoi edhe kthimin në seanca të Kuvendit pas disa muajsh mungesë duke thënë se kthimi i tyre është bërë me qëllim që vetëm në këtë mënyrë mund të realizojnë qëllimet e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Pas fjalimit të deputetit Simiq reagoi deputetja e AAK-së,Teuta Haxhiu, e cila kërkoi që Lista Serbe t’i përfill ligjet e Kosovës.