Sot 38 vite më pare u plagosa nga plumbat e policies speciale, tani po lëndohëm shpirtërisht me situatën

03.04.2019 11:38:07

Nga Xun Çetta

Do doja ti përkujtojm dëshmorët e pranverës 81 ndryshe nga po organizojm në forma krejt ndaras dhe mbi baza patrtiake për ti izoliar ato ngjarje nga karakteri i tyre thjesht kombëtar. Dje organizonte PDK, tani Lëvizja VV por më në fund mirë që nuk po i lëjm në harresë të rënët e kombit dhe çlirimit të vendi tone…

E keqja e cila do na kushtoj në vazhdim është mos organizimi në nivel institucional e jo të ndahemi më organizime varësisht ku partite kanë ndikimin apo vrapojn ta marin atë ndikim në organizime të perkujtimeve dëshmorësh. E di se më të drejtë tjetri do te thot : Kush u ka faj tjerëve pse nuk bëjn e as po qajn kokën për dëshmorët nese ata nuk u perkasin partive tyre. Po është më të drejt kjo por jan faktorët ata të cilët po na qojn në ndarje dëshmorësh të kombit tonë.

Duke i fotografuar të pranishmit, njëri prej tyre më tha më plotë zë : Xun, Xun mos fotografo por hyn këtu ku po fotografohemi. Jo, unë e kam vendin tek fotografimi, u pergjigja si më shaka.

Pas përfundimit më homazhe lajmërohën të pranishmit se në ora 18 ka një organizim ku do të flasin Hydajet Hyseni dhe Ali Laçi, këtu u ndjeva mirë, po u ndjeva shumë mirë pasi zuri vend ¨propozimi i Emrush Xhemailit që të jetë Ali Lajçi më të cilin identifikohën ngjarjët e vitit 1981. Pasi u komunikua se fjalën do ta kenë Hydajeti dhe Aliu u ndjeva mirë dhe i relaksuar por pa vonuar shumë më u soll në kokë fakti se tani këta që të dy janë në LVV- dhe shumë më i lumtur do isha sikur të ishin nga parti te ndryshme, gjë kjo e cila nuk bëhej derisa Alu ishte në LDK !!! kështu po i kujtoj vetët e më parshme, këto imtësi, lëshime të cilat nuk i thekson njeri i gjall.

Kur perfundoj e tëra më homazhet dhe u lajmërua për organizimin e orës 18, ndërhyra më shakanë siq di unë : Më falni e kam edhe një lajm i cili sapo më erdhi, më telefonoj Presidenti Thaçi dhe më tha ,,Mereni Albinin dhe të gjithë bashkë jeni të ftuar për darkë në perkujtim të këtij pervjetor historik, darkën e shtron Presidenca“

Ata më të cilët jem më i afert në kontakte dhe takime më kuptuan derisa pat edhe të atillë të cilët filluan ta bësojn shakanë time.

Pat jo pak emra të cilët nga pllaka perkujtimore e dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva kur panë se po dominon organizimi si më ngjyra partiake, nuk erdhën tek pllaka perkujtimore e dëshmorit Salih Behxhet Abazit ngritur atje mbi Menze të Studentve ku unë isha plagosur po këtë ditë dëshmorësh të kësajë pranvere.

Nga kjo dhe gjithë çfarë u tha më lartë dola edhe më një shaka tjetër : Degjoni ju dhe Albini prezent, kur ta merrni radhën e pushtetit unë kam një kerkësë nga ju dhe konkretisht , të ma lëshoni lejën e ngritjës së një pllake perkujtimore 100 metra më posht ja atje ku unë jam plagosur në po këtë ditë të asajë pranvere. Edhe këtu u kuptua shakaja ime por disa e muarren si më tendencë më të cilën po dua të thëm diqka…

Krejt në fund nuk po e di a pata fat apo fatkeqsi pse plaga ime nga policia speciale e sapo ardhur nga Beogradi, nuk ishte plagë vdekjepruese për të më perkujtuar sot ?. Ato ditë të asajë pravere me pat marr plumbi por sot po lëndohëm në shpirt më ndarjë dëshmorësh. Sot është edhe dita e auditizmit uroj dhe shpresoj të mos perfundojm kolektivisht në auditizëm.

Shqipëria dhe kombi ynë mbi të gjitha do të kujtohën për jetë e mot. Lavdi dëshmorëve.

Prishtinë 02.04.2019
Xun Çetta

Shtesa:

Pjesa e pas ditës ora 18 këtu FOTO:shtesë pa i komentuar gjitha rrjedhat të cilat po mbeten për ditar. Ajo që vlen ta themi këtu është shperthimi i emocioneve kur ky pervjetor permbylljën e bëri mu këtu në Sheshin e qendrës së studentve ku më 26 prill 1981 gjatë tërë ditës pas mosmarrveshjës më perfaqsuesit politik të asaj kohe ne kompletuam projektin e demonstrimit duke kaluar nga kërkesat sociale edhe në ato politike ku pos pankartave të vogla të një dite më pare ne tani dualëm më transparent më kërkesat shtesë të formatit të madh në qarshafat e bardhë, kërkesa politike këto të cilat herëpasherë janë bërë publike dhe presim ti lexojm edhe në botimin e kumtesave nga konferenca shkencore e këtij viti kthesash..Pos emocioneve rrenqethëse në këtë shesh sot u ndjeva mire kur Studentet e ditëve të sotme në këtë qender studentësh edhe pse të ndikuar nga parti të ndryshme gjë e cila nuk do duhej të ndodh dhe mund të na kushtoj neser, prap pjesëmarrje e tyre në këtë eveniment perkujtimi ishte e kënaqshme.

Fotografia e Xun Çetta
Fotografia e Xun Çetta