Sot është dita ndërkombëtare kundër tregtisë me njerëz

30.07.2016 16:46:38

Një numër i madh të rinjsh dhe të rejash që nisen për të kërkuar një ekzistencë më të mirë, shdnërrohen në viktima të tregtisë me njerëz.

Ata përballen me eksploatim seksual, tregti të organeve, punë të detyrueshme, robëri, kurse më të shumtë janë femrat e moshës 16 deri 18 vjeçare.

Në Maqedoni prirja e tregtisë me njerëz ka ndryshuar në 15 vitet e fundit. Deri në vitin 2005, Maqedonia ishte destinacion për vajzat e Evropës Lindore, kurse pas vitit 2005 është shdnërruar në vendin e prejardhjes së vajzave të reja, thotë Maja Varoshlija nga Shoqata Dera e Hapur – La strada.

Ajo alarmon se migrantët e bllokuar në Maqedoni janë viktima të mundshme të tregtisë me njerëz.