Spitali Hygeia ofron mamografi falas për gratë e burgut ‘Ali Demi’

17.12.2016 22:37:35

Gratë që vuajnë dënimin në burgun e “Ali Demit” në Tiranë kanë përfituar mamografi falas në spitalin “Hygeia”. Në vijim të fushatave sensibilizuese të ndërmarra nga Spitali Hygeia për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit, Bordi Drejtues i spitalit në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si dhe Drejtoreshën e burgut të “Ali Demit”, Xhoi Jakaj, vendosën që të ofrojnë mamografi dhe eko gjiri falas edhe për kategorinë e grave të dënuara të cilat deri më sot nuk e kishin patur një mundësi të tillë.

Jo pak prej ketyre grave, te cilat prej vitesh vuajne denimin ne ambientet e  ketij Institucioni, per shkak te situates ne te cilen ato ndodhen,  jane braktisur nga familjaret e ngushte te tyre dhe nga ana tjeter ato vuajne edhe peshen e opinionit dhe paragjykimet qe bien mbi to. Nisur nga keto rrethana, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne bashkepunim me Spitalin Hygeia nderrmoren inciativen qe edhe per kete kategori, pra per grate e denuara, ti jepej mundesia e diagnostikimit nepermjet Mamografise dhe Eko Gjiri por duke mos u kufizuar vetem ne keto dy

Krahas këtyre dy ekzaminimeve, grave të dënuara ju ofruan falas edhe vizita dhe ekzaminime të tjera mjekësore në varësi të problematikave që secila prej tyre kishte nevojë.