Stoltenberg: E kemi mësuar mësimin në Afganistan, Bosnje e Kosovë

31.03.2017 13:02:04

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca Veri-Atlantike e ka mësuar mësimin nga operacionet në Afganistan, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Sipas tij është më mirë që në një afat të gjatë të luftohet kundër terrorizmit dhe të punohet për stabilitetin e trajnimin e forcave lokale e ndërtimin e institucioneve të sigurisë vendore se sa në vendosjen e një numri të madh të trupave të NATO-s, transmeton Klan Kosova.

Kjo e fundit ka luftuar kundër kryengritësve në Afganistan dhe në trajnimin e oficerëve të forcave lokale irakiane.

Kjo deklaaratë e tij erdhi pasiqë sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi aleatët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes ose të dalin me planet për të arritur udhëzimet e buxhetit të aleancës brenda dy muajve.