Suedia ‘shkatërron’ Meksikën, kualifikohen të dyja në fazën e 1/8-ve

27.06.2018 21:09:40

Suedia është kualifikuar si e para në Grupin F në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës pasi ka mposhtur Meksikën me rezultatin e pastër 3-0 në Ekaterinburg. Pavarësisht humbjes së rëndë Meksika gjithashtu është kualifikuar pasi Gjermania u befasua nga Koreja e Jugut, që i dërgoi “shkurorëzoi” kampionët në fuqi të Botës.

Suedia shënoi një gol në fillim të pjesës së dytë me Ludwig Augustinsson dhe një të dytë nga penalltia me kapitenin Andreas Granqvist. Ndërkohë goli i tretë ishte një autogol i Edson Álvarez.

Suedia dhe Meksika do të mësojnë në mbrëmje nëse do të përballen me Brazilin, Serbinë apo Zvicrën, që luajnë përballjet e fundit në Grupin E.