Sulme ndaj vendbanimeve në Idlib, 5 të vrarë dhe 11 të plagosur

14.08.2016 17:17:22

Të paktën 5 civilë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore që kryen avionët e forcave ruse dhe siriane në qytetin e Idlibit dhe periferinë e tij, raporton Anadolu.

Zyrtarët e spitaleve të improvizuara në Idlib raportuan se aeroplanët luftarak të forcave besnike ndaj regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë kryer një sulm të ashpër në rajon Sanayi në Idlib, duke vrarë të paktën 5 civilë dhe duke plagosur 8 të tjerë.

Nga Mbrojtja Civile në Idlib thonë se këto sulme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zyrtarët lokalë thonë se avionët e forcave siriane dhe ruse gjatë sulmeve të sotme kanë pasur në shënjestër vendbanimet e qarkut Erih në Idlib.

Paralelisht me këto sulme, aktivisti lokal nga Idlibi, Firas Taki deklaroi për AA tha se avionët rus kanë qëlluar mbi fshatin Kaib al-loz i cili mbahet nën kontrollin e opozitës siriane. Gjatë sulmeve janë plagosur të paktën 3 civilë.