Sulmi në Stamboll, militantët e grupit kurd marrin përgjegjësinë

11.12.2016 16:51:15

Militantët e grupit kurd TAK kanë marrë përgjegjësinë e sulmit të ndodhur të shtunën jashtë një stadiumi në Stamboll.

Grupi është një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanin. Njoftimi për marrjen përsipër të përgjegjësisë për sulmin u bë në faqen e tyre të internetit.

Të paktën 38 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit pranë stadiumit të Beshiktashit.

Bombat e mbrëmjes së të shtunës patën për objektiv oficerët e policisë, duke shkaktuar humbjen e jetëve të 30 prej tyre, së bashku me 7 civilë dhe një personi të paidentifikuar. Rreth 300-40 kg eksploziv mësohet se është përdorur gjatë sulmit të mbrëmshëm.

Autoritetet turke njoftojnë se 13 persona janë arrestuar në lidhje me këtë sulm. BBC raporton se qytetarët turq besojnë se TAK është PKK, por me një emër tjetër.