Sulmuesi i Londrës përdori Whatsappin 2 minuta para sulmit

24.03.2017 23:11:44
Sulmuesi i Londrës kishte përdorur WhatsAppin dy minuta para se të dërgonte makinën e tij në trotuar në urën Westminster. Lajmi u publikua nga policia që po heton rastin.
Nuk është treguar nëse Khalid Masood kishte dërguar apo pranuar mesazh, ose vetëm i kishte shikuar ato.

Hetuesit besojnë se 52 vjeçari ishte inspiruar nga terrorizmi islamik derisa ISIS ka marrë përgjegjësinë për masakrën që la të vrarë 4 persona.