Surprizë në tren, është një kalë në vagon! (Video)

29.08.2018 23:00:02

Dy herë u përpoq për të hipur në tren me kalin e tij, por dështoi. E treta shkoi mirë, edhe pse udhëtimi zgjati vetëm një stacion. Ngjarja ka ndodhur në Austri, në rajonin e Steiermarkit.

Videot dhe fotot e kafshës në vagon me shokun e tij kaubojs, kanë bërë menjëherë xhiron në internet dhe kompania hekurudhore e vendit ka dashur të ndërhyjë me disa sqarime. “Ne shpresojmë që të mbetet një herë”, tha Julianne Pamme, një zëdhënëse për Obb, tek agjensia kombëtare e lajmeve Apa, duke kujtuar se në bord, lejohet hipja e kafshëve të vogla me transportuesit e tyre; qentë mund udhëtojnë, me maskë dhe të lidhur me zinxhir”. Por kuajt…!.