Të paktën tre të plagosur në një shpërthim në Kabul

28.12.2016 10:38:33

Të paktën tre persona midis të cilëve edhe një deputet në Parlamentin afgan u plagosën sot në shpërthimin e një bombe në Kabul.

Deputeti Fakuri Behishti ndodhej në automobilin, në rrugën drejt parlamentit, kur ka shpërthyer bomba. Tani për tani askush nuk mori përgjegjësi për sulmin.

Bomba ka qenë e vendosur nën urë dhe është aktivizuar në momentin kur ka kaluar automjeti në të cilin ka qenë deputeti, njoftoi policia.

Kryetari i Parlamentit Abdull Rauf konfirmoi se gjatë shpërthimin jetën e ka humbur familjari i deputetit.

Në sulmin vetëvrasës të javës së kaluar të talebanëve danj shtëpisë së deputetit afgan në Kabul jetën e humbën të paktën tetë persona.