Të rinjtë e LDK-së zgjedhin kryetarin e tyre

25.12.2016 11:10:27

Forumi i Rinisë së LDK-së sot mban kuvendin zgjedhor, në të cilin pritet të zgjedhën drejtuesit e të rinjve të këtij subjekti.

Në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Kuvendi i forumit fillon në ora 10:00.