Të shtëna në Florida, një person vritet në qendër tregtare

26.11.2016 20:49:43

Në një qendër tregtare në qytetin Coral Springs në Florida një person ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë, raportojnë mediat lokale.

Personi dytë i përfshirë në këtë incident ka mbetur i plagosur, transmeton lajmi.net.

Të shtënat kanë ndodhur në qendër tregtare e cila pas incidentit është mbyllur.

Detaje tjera nga të shtënat tash për tash nuk janë bërë të ditura.