Temperaturat dhe pakujdesia, shkaktarë të zjarrit në pyje

04.08.2016 22:50:12

Maqedona është kapluar nga temperaturat e larta të cilat kanë ndikuar në rritjen e reziqeve nga  zjarret. Si shkaqe kryesore për shpërthimin e zjarreve në pyje, janë pakujdesia njerëzore ndryshimet klimatike dhe temperaturat e larta.

Nga qendra për menaxhim me krizat thonë se  zjaret qe jane paraqitur gjate mbremjes se djeshme jane nën kontroll dhe se nuk ka zjare të tjera aktive.

Temperaturat e larta kanë ndikuar në  shfaqjen e zjarrëve,  autoritet tërheqin vërejtjen se qytetaret duhet të tregohen më te kujdesshem kur dalin në pyll,per arsye se faktori njeri ështe fajtor në te shumten e rasteve. Dënimet për zjarrvënie  shkojne deri ne 3000 euro.

Janë lokalizuar zjarret të cilat kanë shpërthyer mbrëmë vone në komunën Bogdanci dhe në Negotinë ku janë djegur rreth 12.000 metër katëror bar i thatë, kashtë dhe bredh.Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë ekipe të zjarrëfikësëve të vendeve përreth dhe banorët e vendit

“Ne kemi sistem për ndjekje të gjendjes në të gjithë territorit , nëpërmjet ati sistemi e ndjekim se ku është toka e lagësht apo më e thatë dhe ku ka mundësi që të shfaqen zjarre më të mëdha. Zjaret përveq që shpërthejnë temperaturat e larta këtu është edhe pakujdesia njerzore shumë here ndodhë që edhe nga pakujdesi jonë të vijë deri tek zjarri” – tha Tihomir Kerafinlov, nga Qendra për menaxhim me krizat.

Në teren vazhdimisht janë ekipet e Drejtoris për mbrojtje dhe shpëtim të cilë janë në gatishmëri nëse eventualisht paraqiten zjarre të reja apo aktivizohen zjarret e shuara.