Tërmeti, 120 familje në Tirane po flenë në çadër

27.11.2019 00:42:46

Pasojat e tërmetit të sotëm në qarkun e Durrësit nuk shkaktuan pasoja të rënda në Tiranë, krahasuar me atë të 21 shtatorit të po këtij viti. Atëherë ku epiqendra thuajse ishte po në Durrës, por magnituda e tërmetit ishte 5.7 ballë shkaktoi dëme materiale të shumta, edhe në Tiranë.

Që prej asaj kohe 120 familje e kalojnë ditë-natën në çadër, deri në momentin kur shtëpitë e tyre të jenë rindërtuar, sipas një plani të Bashkisë së Tiranës.

Lajmin se 120 familje janë në çadër e konfirmoi Erindi Bejko drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se janë marrë masat dhe pritet që të ketë një rindërtim të shtëpive, sipas një plani të mirëmenduar dhe që pritet të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor.

Ndërsa lidhur me situatën e tanishme, Bejko tha se nuk ka dëme të mëdha, por solidariteti me atë që ka ndodhur, ka bërë që Bashkia të vijojë punën me strukturat e saj të emergjencave për të ndihmuar banorët e Thumanës dhe Durrësit.