Tërmeti që gjunjëzoi Shqipërinë, 9 ditë nga vendimi i Ramës për Gjendjen e Jashtëzakonshm

05.12.2019 13:47:25

Prej 9 ditësh Shqipëria ndodhet në kushtet e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Të gjitha institucionet në zbatim të nenit 174 të Kushtetutës janë përshtatur me këtë vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, situata vijon të jetë e rëndë, me familje ende pas një strehim të stabilizuar dhe shumë të tjera që ende rrezikojnë shumë.

Gjendja e Jashtëzakonshme është 30 ditë dhe ajo mund të shtyhet me kërkesë të Kuvendit edhe me një afat tjetër po 30 ditor, por në total kjo gjendje nuk mund të shkojë më shumë se tre muaj.

Ndërsa në pikën 5 të nenit 170 të Kushtetutës thuhet se “gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme”.

Kjo do të thotë se deri më 27 Dhjetor të gjitha nismat ligjore të ndërmarra janë ndërprerë dhe këtu vlen të përmendet Reforma Zgjedhore, por edhe nisma e Parlamentit për shkarkimin e Presdentit Meta.

Ajo që vlen të nënvizohet gjithashtu është se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në zonat ku ajo është shpallur kufizohet e drejta e qytetarëve për tubime, e drejtë kjo që sipas Kushtetutës nuk kufizohet në rastin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në rastin konkret, Shqipëria ndodhet në një gjendje të vështirë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që ra mëngjesin e së martës së kaluar i cili shkatërroi mijëra banesa dhe la 51 viktima.

Ligji parashikon edhe bashkëpunimin ndërkombëtar e marrjen e asistencës ndërkombëtare nga shtetet e tjera (neni 53,54)dhe donatorët e huaj japin për parandalimin dhe përballimin e situatës së krijuar nga fatkeqësitë.

Autoriteti përgjegjës për koordinimin e mbështetjes së vendit pritës, në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, është Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, ndërsa në rastet e tjera është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Neni 42, pika 2 paragrafi b) parashikon aktivizimin dhe organizimin e procedurës së evakuimit të detyruar për popullsinë e rrezikuar. Për këtë foli edhe kryeministri Rama i cili tha se “nuk do të toleroj asnjë banor që të qëndrojë në banesën e dëmtuar. Teoria që unë nuk lë shtëpinë nuk do të funksionojë.

Ligji ka renditur edhe atë që quhet infrastrukturë kritike, që duhet mbajtur në parametra pune e kontrolli, si furnizimi me energji elektrike, menaxhimi i gazit, naftës e nënprodukteve të saj, rrjeti i telekomunikacionit, furnizimi me ujë, me ushqime, gatishmëria e spitaleve, qendrave shëndetësore e ambulancave, sistemet e transportit të brendshëm, rrjeti hekurudhor, aeroportet dhe portet.

Në nenin 57 thuhet se përveç të drejtës për informacion në mënyrë të përhershme e të përditësuar në situatat e fatkeqësive natyrore, kanë edhe të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e jetës së tyre dhe të pronës nga strukturat e mbrojtjes civile, sigurimin e kushteve për jetesë kur janë prekur nga fatkeqësia, deri në momentin e rikthimit