Terroristët largohen, rrethimi i Alepos ngushtohet

06.09.2016 10:15:34

Me ngushtimin e rrethimit të qytetit Alepo, shumë terroristët pasi kanë pësuar disfata të rënda përballë ushtrisë siriane, janë detyruar të largohen nga ky qytetit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Ahad të lajmeve, ushtria siriane në përpjekjet për të çliruar zonat lindore të qytetit Alepo ka vrarë dhe plagosur shumë terroristë dhe shkatërruar armatime dhe automjetet e tyre. Ky burim bën të ditur se ushtria ka sulmuar një vend përqendrimi të automjeteve dhe autoblindave të terroristëve në qytetin Alepo   të Sirisë ku ka vrarë 8 terroristë dhe plagosur shumë të tjerë.

Ndërkohë mësohet se në jug të qytetit Alepo, janë thelluar mosmarrëveshjet mes grupeve terroriste. Shkak për lindjen e këtyre mosmarrëveshjeve është bërë largimi i disa terroristëve nga fronti i luftës dhe akuzimi i tyre për tradhti. Ushtria siriane ndërkohë ka avancuar në periferinë jugore të qytetit Alepo duke bënë nën kontroll universitetin industrial të mbrojtjes dhe universitetin e shkencave ushtarake.

Forcat e ushtrisë siriane ditën e hënë kanë vënë nën kontroll akademinë ushtarake në qytetin Alepo, e cila mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS. Ndërsa pas përleshjeve me terroristët në periferinë veriore të provincës Hamah, ushtria siriane ka arritur të çlirojë shumë zona nga prania e terroristëve.

Një tjetër lajm nga Siria bën të ditur se një terrorist ka shpërthyer një motoçikletë të pajisur me bombë në një qytezë në periferinë veriore të qytetit Alepo duke lënë të vrarë 15 civilë sirianë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulme të terroristëve janë regjistruar edhe në fshatrat Nabel dhe Zahra të Alepos ku për pasojë 2 civilë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur.