Thaçi: Kosova shtet me potencial dhe mundësi për investitorët e huaj

13.09.2016 16:06:17

Presidenti I vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka treguar se është takuar me themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos Gil Rémillard ,me të cilin edhe ka shkëmbyer disa ide rreth mundësive të prezantimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum.

Gjithashtu Thaçi ka theksuar se ka njoftuar Rémillardin rreth mundësive të mëdha që ka Kosova, veçanërisht në fushën e minierave dhe të energjisë,transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

 

Në Forumin Ekonomik Global të Torontos takova edhe themeluesin e tij, z. Gil Rémillard, me të cilin shkëmbyem ide rreth mundësive të prezantimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum. Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj. Ligji për investime strategjike do të hapë mundësi për ardhjen e investitorëve të fuqishëm edhe nga Kanadaja. Stabiliteti dhe siguria në Kosovë premtojnë që vendi ynë të bëhet bazë e investimeve kanadeze në rajon.

Z. Rémillard e njoftova me mundësitë e mëdha që ka Kosova, veçanërisht në fushën e minierave dhe të energjisë. Ai shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e Kosovës në forumin e sivjetmë, si mundësi e takimit me përfaqësues të kompanive të fuqishme të Kanadasë. Sipas themeluesit të Forumit të Torontos, pjesëmarrja e Kosovës ka ngritur interesim edhe tek pjesëmarrësit e tjerë. HTH