Tiranë, një krim i rëndë tronditi kryeqytetin shqiptar

08.06.2018 11:44:23

Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Autori i krimit

Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pasi një tjetër “skenar” i ngjajshëm tronditi kryeqytetin. 23 vjeçari Aldison Belulaj, vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë.