Tiranë, zjarr masiv në katin e fundit të një pallati

21.12.2016 14:03:05

Një zjarr masiv ka shpërthyer në papafingon e një pallati shumëkatësh në Tiranë. Flakët e zjarrit kanë përfshirë të gjithë hapësirën e tarracës dhe katit të fundit të pallatit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikës. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

ZjarNdërkohë policia pritet të nisë hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit masiv. Dyshohet se papafingoja shfrytëzohej si palestër private dhe se është në pronësi të presidentit të Partizanit, Gazmend Demi. Ndërkohë, ka nisur evakuimi i banorëve të pallatit.