Tornadoja merr “me vete” një veturë në New Jersey

Tornadoja merr “me vete” një veturë në New Jersey

08.07.2019 23:45:26

Moti i ligë kaploi New Jersey gjatë të shtunës pasdite, ku në një video amatore shihet se si fuqia e madhe e një tornadoje bën që një veturë e parkuar të fluturoj.

Tornadoja e fuqishme po kalonte në afërsi të një parkingu në Mount Laurel, kur në një moment një veturë ngritet në ajër dhe me një fjalë zhduket nga faqja e dheut.

Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e tornados shumë shtëpi janë shkatërruar, kurse shumë ekipe emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët.

Ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje qytetarëve të shumtë që ishin dëshmitarë, ishte zhdukja e befasishme e tornados të cilës iu nevojitën pak sekonda që të shkaktoj dëme të mëdha materiale.