Tronditet sërish Londra nga terrorizmi, 5 sulme me acid brenda natës (Foto)

14.07.2017 09:46:05

Dy të dyshuar kanë tronditur sërish Londrën duke kryer pesë sulme brutale me acid

Pesë sulme brutale me acid kanë tronditur sërish Londrën. “The Sun” shkruan se dy të dyshuar kanë kryer sulme të llahtarshme në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, që zgjatën 90 minuta, transmeton shekulli.

Ndërkohë raportohet se një adoleshent është arrestuar pasi dy të dyshuarit me motoçikletë kryen sulmet tronditëse në Stoke Newington, Hackney dhe Islington.