Trump do ti rregulloj marrdhëniet e Amerikës me Rusinë, dhe së bashku do ta luftojnë ISIS-in

10.10.2016 21:18:26

Mbrëmë u mbajt debati i dytë presidencial, ku kandidatja demokratike për presidente, Hillary Clinton tha se ishte me të vërtetë e habitur se për herë të parë në historinë e SHBA-ve, një fuqi e jashtme si Rusia po përpiqet shumë të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve.

Qëllimi i tyre është që të zgjidhet Trumpi president i SHBA-ve, dhe kjo mund të jetë sepse ai është mik me Putinin, sepse ai pajtohet me shumicën e gjërave që Putin do ti bëjë, apo sepse Trumpi dëshiron të bëj biznes në Moskë. Mbase nuk është asnjëra nga këto, por ne meritojmë përgjigjje. Donald Trump duhet të bëj publike të gjitha taksat e tij, në mënyrë që ne të shohim se cilat janë marrdhëniet e tij me Rusinë, dhe fuqitë tjera të jashtme, tha Clinton, trasmeton Fokusi.org.

Trumpi u përgjigj se nuk e njihte Putinin, dhe nuk kishte asnjë biznes apo lidhje me Rusinë, megjithatë mendon se është mirë të rregullohen marrdhëniet mes tyre dhe së bashku të luftonin ISIS-in.

Trumpi lidhshmërinë e Rusisë me përgjimet dhe ngjarjet e fundit në Amerikë e quan të pavërtetë, dhe e sheh përpjekje e demokratëve që të lidhin Rusinë me të./Fokusi.org/