Trump-Merkel do të diskutojnë për dhunën në Siri

05.04.2017 17:08:52

Presidenti amerikan, Donald Trump do të diskutojë sot në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel për përgjigjen urgjente ndaj tallazit të fundit të dhunës në Siri.

Në sulmin, për të cilin dyshohet se është kryer me armë kimike, kanë humbur jetën 72 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë, derisa janë lënduar më shumë se 160 njerëz.

Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, derisa presidenti sirian Bashar al Asad ka demantuar se ushtria e tij të ketë përdorur substanca helmuese ose kimike.

Trump do të bisedojë edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abeo, disa orë pasi Koreja Veriore ka shkrepur një raketë balistike në Detin e Japonisë, një ditë para takimit të presidentëve amerikan dhe kinez, në të cilin tema kryesore të diskutimit do të jenë programi nuklear verikorean dhe kontesti rreth Detit të Kinës Jugore.