Trupat Amerikane ekzekutojnë edhe “profesorin”, liderin e ardhshëm të ISIS

29.10.2019 18:01:10

Menjëherë pasi mediat hodhën dyshime se në krye të ISIS do të vinte Haxhi Abdullah al-Afari, i njohur ndryshe me pseudonimin “profesori”, presidenti amerikan Trump njoftoi se trupat elitë eliminuan liderin e ardhshëm të shtetit islamik.

Përmes një njoftimi në tëitter Trump shkruan: “Sapo u konfirmua që zëvendësuesi numër një i liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, është ekzekutuar nga trupat amerikane. Edhe ai ka vdekur tashmë.”

Megjithatë ShBA-të ende nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për ekzekutimin e “Profesorit”. Lajmi për eliminimin e zëvendësit të liderit të ISIS, vjen vetëm 2 ditë pasi presidenti Trump tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Abu Bakr al-Baghdadi hodhi veten në erë së bashku me 3 fëmijët e tij. Gjatë operacionit trupat amerikane kanë kapur edhe 2 persona të tjerë që shoqëronin themeluesin e organizatës terroriste.