Tusk: BE të qëndrojë i bashkuar në negociatat për Brexit

29.04.2017 12:53:56

Bashkimi Evropian me 27 vendet duhet të qëndrojë i bashkuar gjatë negociatave me Britaninë e Madhe për Brexit, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas mbërritjes në Bruksel për samitin e 27 vendeve të BE-së.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar si BE me 27 vende. Vetëm kështu ne do të jemi në gjendje të përfundojmë negociatat, gjë që nënkupton se bashkimi ynë është gjithashtu në interes të Britanisë së Madhe”, deklaroi ai.

Samiti i parë i Bashkimit Evropian me 27 vende pa Britaninë e Madhe që do të mbahet sot, një muaj pas fillimit zyrtar të Brexit, i dedikohet përgatitjeve për bisedimet në të ardhmen me Londrën.

Ndërkohë që drejtuesit po përgatiten për të miratuar linjat e mëdha drejtuese që do të ndjekin negociatorët evropianë gjatë dy viteve të ardhshme, Tusk është përshëndetur për një mbështetje të fortë të të gjitha institucioneve të BE-së dhe 27 shteteve anëtare.

Ai rikonfirmoi se blloku kërkon një marrëdhënie të ardhshme të fortë me fqinjin, por theksoi se para se të diskutonin për të ardhmen duhet zgjidhur e kaluara.