Ushtria siriane në prag të fitores

29.07.2016 16:51:22

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë theksoi se vendi i tij aktualisht ndodhet në prag të fitores dhe rimarrjes së rolit të rëndësishëm të vet në nivel rajonal dhe global.

Valid Moalem, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, në takim me komisionin për çështje arabe dhe për punë të jashtme në Parlamentin e këtij vendi, paraqiti një raport në lidhje me avancimet e fundit të Sirisë dhe në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, deklaroi se Siria do të vazhdojë luftën kundër grupeve terroriste, si dhe përpjekjet për rimarrjen e rolit të rëndësishëm të saj në rajon dhe në botë, raporton agjencia e lajmeve SANA, transmeton Indeksonline.

Valid Moalem me këtë rast shprehu keqardhje për mbështetjen e disa fuqive ndërkombëtare dhe vendeve të rajonit si Arabia Saudite dhe Katari ndaj grupeve terroriste dhe saktësoi se këto grupe janë përgjegjëse për vrasjet dhe gjakderdhjen në Siri. Vlen të theksohet se fitorja e madhe e ushtrisë siriane në një të ardhme shumë të afërt dhe kërkesa për praninë e gazetarëve të huaj për të mbuluar betejat frontale në luftën e Sirisë, kanë qenë zhvillimet më të rëndësishme  të Sirisë në 24 orët e kaluara.