Valdete Daka: Në jug të Mitrovicës janë hapur me kohë të gjitha qendrat e vendvotimit, me përjashtim të një vendvotimi

22.10.2017 08:39:29

Kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka mbajti konferencën e parë për gazetarë lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Daka tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, me përjashtim në një qendër në jug ku ka munguar lista e votuesve.

Ajo tha se ky problem është duke u sanuar.

Konferenca e radhës e KQZ-së lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të mbahet në ora 11:30.