Veseli deklarohet rreth “numrit të ushtarëve të UÇK-së”, thotë se i beson Selimit (Video)

16.09.2018 21:08:44

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, javë më parë deklaroi se UÇK-ja s’ka pasur më shumë se 12.700 ushtarë.

Me të po pajtohet ish-bashkëluftëtari i tij, tani kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një prononcim për T7, Veseli ka thënë se i beson Selimit.

Kadri Veseli ka lënë kryeqytetin që të dielën ta kalojë në fshatin Likoc të Skenderajt.

Pritja që iu bë në Drenicë duket se ia shtoi humorin kryetarit të PDK-së.

E nga ky vend që është bastion i PDK, kryetari i kësaj partie ka një mesazh për të gjithë ata që flasin për ndarje të Kosovës.

“Nuk do të ketë ndarje …kërkush nuk do guxoj me fol për këtë punë”, ka thënë Veseli.