Vetura e komunës së Drenasit, zyrtarisht i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor

18.12.2016 17:25:50

Komuna e Drenasit sqaron se vetura zyrtare e komunës së Drenasit, e cila ishte e parkuar para qendrës së votimit në Nekoc të Drenasit, me regjistrimin 01Z-13-03, për të cilën raportuan mjetet e informimit më herët, duke e interpretuar si parregullsi, zyrtarisht i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), me kërkesë të tyre.

Vetura e tipit Toyota i është dhënë në shfrytëzim KKZ për përdorim gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Bazuar në autorizimin zyrtar, KKZ-ja mund ta përdor këtë veturë deri më 19 dhjetor 2016.