VIDEO – SEANCA E JASHTËZAKONSHME

02.10.2017 21:25:45

Kuvendi i Kosovës mbajti seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë.

Debati për këtë temë u shoqërua me fjalime të ashpra mes pozitës dhe opozitës, pasi që diskutim për programin qeverisës nuk kishte, pasi kabineti qeveritar lëshoi seancën, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se ka punë për të bërë dhe se nuk është i gatshëm ta dëgjojë debatin e opozitës.

Debat i ashpër është zhvilluar në mes të shumicës dhe opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. E nisi opozita e cila kritikoi pushtetin se i ka ikur debatit për programin e qeverisë për rreth 3 javë derisa tha se qeveria po i shpërfillë deputetët.