Vizioni i Trumpit për islamin, armatimet dhe skandali me shaminë

21.05.2017 18:25:14

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdoi vizitën e tij në Arabinë Saudite. 70-vjeçari do të marrë pjesë fillimisht në një takim të shteteve të gjirit, nën udhëheqjen e Riadit. Pika kulmore e ditës është pasdite, kur ai do të flasë para shumë liderëve të vendeve të botës islame. Trumpi këto do të paraqesë vizionet e tij për fenë islame.

 

Në ditën e parë Trumpi nënshkroi në Riad marrëveshje ushtarake në vlerë prej më shumë se 350 miliardë dollarësh.

“Kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme”, tha Trump pas takimit me mbretin saudit Salman. “Qindra miliarda dollarë investime në SHBA – punë, punë, punë”!

Një të tretët e volumit të marrëveshjes e përbëjnë mallrat ushtarake për Arabinë Saudite.

Agjencia shtetërore e lajmeve SPA tha se janë nënshkruar 34 marrëveshje. Ndër to edhe ajo për armatime në vlerë prej gati 110 miliardë dollarëve – që është një prej marrëveshjeve më të mëdha në historinë amerikane. Ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson, tha në Riad se këtu garantohet “siguria afatgjate e Arabisë Saudite dhe gjithë rajonit”.

Presidenti Trump të shtunën ka nisur vizitën e parë në këtë rajon. Pas uljes së Air Force One, ai dhe bashkëshortja e tij Melania u pritën nga mbreti Salman – personalisht në aeroport. Mbreti 81-vjeçar ka organizuar më pas edhe një takim më të gjatë me presidentin.

Në ekipin e Trumpit ishte edhe vajza e tij Ivanka. Përkundër ligjeve strikte fetare, Melania dhe Ivanka Trump nuk kanë vënë shami koke. Organizatat e të drejtave të njeriut në SHBA kanë kritikuar Trumpin për marrëveshjet e armatimeve, sepse Arabia Saudite mbështetë kryengritësit në Jemen. Arabia Saudite konsiderohet si vendi i katërt më i madh (në listën e Institutit Sipri nga Stokholmi), për të dhënat ushtarake me një volum prej 63,7 miliardë dollarëve në vit.