Vjosa në protestë e burri i saj krah Pacollit në New York

29.09.2018 14:27:12
Derisa deputetja e LDK-së Vjosa Osmani është në protestë kundër presidentit Hashim Thaçi, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu ndodhet bashkë me kryediplomatin Behgjet Pacolli në New York.

Ai shihet në foto teksa e shoqëron Pacollin në takimet që po zhvillon në SHBA.

Ditë më parë deputetja Vjosa Osmani ka thënë se do të kërkojnë llogari nga Behgjet Pacolli për deklaratat e bëra gjatë vizitës në SHBA.