Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Nga Specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Feta Kaja, 40 vjeç, lindur në Fier. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Fier, 27 shkurt 2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje”.
Ky shtetas me datë 7 gusht 1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash. B. D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.
I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.