Vritet një grua në Prishtinë

21.12.2016 23:16:31

Një grua ka mbetur e vrarë ndërsa një burrë i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Mati”.

 “Vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Mati’. Një grua ka mbetur e vrarë, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në QKUK. I dyshuari është kapur dhe po merret në pyetje në stacion policor”, ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.