VUÇIQ: DO TË ISHTE PËRULJE PO TË BISEDOJMË ME HARADINAJN

18.05.2017 19:17:09

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do të ishte përulje dhe për BE-në, nëse z. Ramush Haradinaj do të jetë në kuadër të delegacionit të Prishtinës për bisedime në Bruksel.

“Dhe ne do të shikojmë se kush mund të jetë në kuadër të ekipit negociator, sepse ne vendosim se kush mund të jetë në ekipin tone delegues”, deklaroi kryeministri Vuçiq, njoftojnë mediat serbe.

“Mendoj se do të ishte tepër e ulët dhe nënçmuese për ne që dikush që ka kryer krime lufte të futet në ekipin negociator”, shtoi kryeministri serb Vuçiq.

Tutje ai theksoi që gjykata serbe disponon fakte të bollshme kundër ish kryeministrit të Kosovës dhe lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton RTK.

“Nëse bisedojmë me Haradinajn, do ta shkelim prokurorinë drejtësinë tonë”, shtoi kryueministri Vuçiq.

Tutje ai theksoi se nuk di se çfarë lojërash po zbatohen sikur kjo të ishte “Twilight Zone”, ku përkujton se Prishtina nuk pyet BE-në për asgjë, por presin detyrat deh presin, pastaj, ndihmat nga dikush tjetër.