VV kritika për sistemin e drejtësisë

13.08.2016 14:45:13

Lëvizja Vetëvendosje në konferencën e sotme ka diskutuar për sistemin e drejtësisë se sa është funksional në Kosovë.

Ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi tashmë anëtar i kësaj Lëvizje ka thënë se gjyqësori është institucioni më i pabesueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe për këtë duhet bërë zgjidhje sa më shpejt.

“Zgjidhja nuk ka me ardh prej qiellit por prej njerëzve prej veprimit të ndërgjegjshëm politik. Për këtë Vetëvendosje është e vendosur  në ndryshim. Vetëm ne e ndryshojmë gjendjen në këtë vend”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të iu bashkohen protestës së shoqërisë civile, kundër korrupsionit.

“Bëjmë ftesë që njerëzit të iu bashkëngjiten ftesës për dinjitet. Ne kemi dhënë përkrahje pa rezervë për këto protesta dhe ftojmë qytetarët që të iu bashkangjiten.VV gjithmonë do të jetë e gatshme të iu bashkëngjitet qytetarëve për çdo pa kënaqësi që ata e kanë”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka shtuar se sistemi i drejtësisë duhet të ndryshoj sa më shpejt e jo Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Adem Grabovci, të pyetën për çdo gjykatës e prokuror, pasi që kjo nuk i përket aspak një vendi të pavarur e demokratik.