“Xhafaj”, Lu dhe Rama replikojnë. Ambasadori: Të flasë në emër të tij!

11.05.2018 18:55:23

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama në Parlament, se nëse Xhafaj do të kishte përgjegjësi, do të fliste SHBA-ja, ka reaguar sot ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Diplomati i lartë amerikan, i është përgjigjur direkt kreut të qeverisë, në lidhje me akuzat e opozitës vëllain e ministrit të Brendshëm, i akuzuar dhe i dënuar në Itali për trafik droge.

“Kryeministri të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasin në emrin tonë. Jemi duke i shqyrtuar pretendimet e ngritua në lidhje me vëllain e ministri Xhafaj”, – u shpeh Lu në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Por menjëherë ka reaguar kryeministri Rama, i cili në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ka shkruar: “Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”.

Një ditë më parë, Rama deklaroi në Parlament se kancelaritë e huaja nuk janë shprehur asnjëherë për përgjegjësitë e ministrit të Brendshëm pas akuzave për vëllain e tij.